Cërrik/Finalizohet operacioni i koduar “Mesnata”.
Mbante pushkë automatike, në automjetin që drejtonte, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.
Vihet në hetim për moskallëzim të krimit, pasagjeri në këtë automjet.
Sekuestrohen arma e zjarrit, 15 fishekë, automjeti dhe 2 celularë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, se një shtetas lëvizte i armatosur, në mesnatë, në lagjen nr. 3, Cërrik, specialistët e për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, finalizuan operacionin e koduar “Mesnata”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. M., 22 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet në bagazh, 1 armë zjarri (pushkë automatike), që dyshohet se posedohej nga drejtuesi, shtetasi F. M., pa leje. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik, iu gjet municion luftarak.
Ndërkaq, shtetasi R. B. dyshohet se ka patur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, dhe nuk ka kallëzuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
