Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Vijojnë kontrollet në territor, si dhe puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Janë finalizuar 4 operacione policore në Tiranë, Elbasan, Lezhë dhe Fier, për zbardhjen e një ngjarjeje me lëndë plasëse, kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar, si dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe vjedhjes.

Janë kapur/ndaluar 5 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste në të gjithë territorin, me 11 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike, cannabis sativa dhe kokainë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, me 1 autor të arrestuar për thyerje të masës së sigurisë, 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 autor të shpallur në kërkim për kanosje.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 5 raste, me 1 autor të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 3 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Janë evidentuar 8 raste të krimeve kundër mjedisit, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Janë evidentuar 3 raste në fushën e vjedhjes, me 2 autorë të arrestuar, 1 në kërkim dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Janë proceduar penalisht 12 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, pasi drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, është proceduar penalisht 1 shtetas, pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Në Tiranë, është arrestuar 1 shtetas, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe anonimitet të sigurt.