DVP Shkodër
👮🏻♂️🚸 Çdo ditë pranë shkollave, për sigurinë e nxënësve!
Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë të pranishëm çdo ditë pranë institucioneve arsimore, për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor, veçanërisht në oraret e hyrjes dhe të daljes nga mësimi.
Me vëmendje dhe përkushtim, shërbimet e Policisë ndihmojnë nxënësit të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt dhe orientojnë drejtuesit e automjeteve për të lehtësuar lëvizjen pranë shkollave.
🚗 Apelojmë për të gjithë drejtuesit e automjeteve: ulni shpejtësinë pranë shkollave, respektoni përparësinë e këmbësorëve në vendkalime dhe ndiqni udhëzimet e punonjësve të Policisë.
🤝 Siguria e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët!
