📌Tropojë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme të qarkut Kukës.
Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialisti i DVP Kukës për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafin e shkollave 9-vjeçare “Konferenca e Bujanit” dhe “Besëlidhja e Malësisë”, në qytetin e Bajram Currit, në Tropojë, me nxënësit e klasave të gjashta.
Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit, për tema si:
✅Dhuna në përgjithësi;
✅Bullizmi dhe format e tij;
✅Shkaqet dhe pasojat e bullizmit;
✅Siguria e nxënësve në internet.
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto, nëpërmjet të cilave nxënësit kishin mundësinë të shihnin konkretisht pasojat nga dhuna, bullizmi, keqpërdorimi i internetit.
#PoliciShkollë👮🏻️👮🏻👧🏻👦🏻
#Përsigurinëtuaj ✅🇦🇱
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë 👧🏻

