Konferencë e përbashkët me Policinë e Italisë, për luftën kundër Cannabisit, gjatë vitit 2026

Tiranë

Ditën e sotme, u zhvillua konferenca e përbashkët me Policinë e Italisë, mbi rezultatet e luftës së kryer bashkë me partnerët e GdF-së, kundër kultivimit të Cannabisit, gjatë vitit 2026 Në këtë konferencë morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Marco Alberti, Shef i Repartit III të Operacioneve në Poicinë italiane, Gjeneral Brigade z. Giancarlo Franzece, Drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtues i Lartë Lorenzo Bucossi, Shefi i Qendrës Operative, Kolonel Alessandro Bucci, Presidenti i Konsorciumit të Universitetit Benecon, Profesor Carmine Gambardella, dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese.