Policia Rrugore e Beratit/Monitorim intensiv, me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, gjatë 2 javëve të fundit, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Beratit, konstatimit i parakalimeve të gabuara, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.
Si rezultat i monitorimit, gjatë 2 javëve, janë proceduar penalisht 4 shtetas, prej tyre:
-3 janë arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 1 është proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
-340 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-200 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-100 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
-92 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-88 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-2 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-190 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në parandalimin e aksidenteve në veçanti dhe në sigurinë rrugore në tërësi.
