Gjirokastër, Tepelenë
Solidariteti dhe humanizmi, binom i misionit tonë.
Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, krahas angazhimit maksimal në terren për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nuk kanë lënë mënjanë përmbushjen e binomit mjaft të rëndësishëm në misionin e tyre, atë të solidaritetit dhe humanizmit.
Me kontributet e tyre, ata kanë blerë dhe shpërndarë pako ushqimore dhe detergjent, për familjet që kanë pjesëtarë me aftësi të kufizuara dhe për të moshuarit që jetojnë vetëm.
Ata kanë shpërndarë 70 pako, 40 prej tyre në Gjirokastër dhe në zonat rurale dhe 30 në Tepelenë.
Familjarët falënderuan punonjësit e Policisë që u solidarizuan me këtë pjesë të shoqërisë dhe për gatishmërinë e tyre në çdo kohë, pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi.
Punonjësit e Policisë u kanë premtuar se do jenë përherë pranë tyre dhe se respektimi i masave kufizuese është domosdoshmëri për të mbrojtur shëndetin dhe jetën.
Ne do të jemi gjithmonë pranë jush.👮♂👮♀🚓
#Qëndroni në shtëpi!👪🏡
Durim, bashkë do ia dalim!