Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe zbardhjen e vjedhjeve.
Janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Tiranë/U procedua penalisht shtetasi L. Ç., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi në disa postime në profilin e tij në rrjetin social “TikTok”, ka bërë thirrje publike për veprime të dhunshme.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 4 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Është arrestuar 1 shtetas që posedonte armë të ftohtë dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, pasi nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.
Është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 4 shtetas për falsifikim të dokumenteve/vizave/formularëve dhe trafikim të mjeteve motorike.
Tiranë/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Arian Xhumari”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Y. A., dyshohet për shkak të rrjedhjes së gazit nga soba e gatimit. Si pasojë, është dëmtuar djali i shtetasit Y. A., shtetasi L. A., 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital.
Tiranë/Dje, në një banesë me qira ditore në Yzberisht, është gjetur i pajetë shtetasi R. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Maliq/Dje, ka kallëzuar shtetasja M. M., 41 vjeçe, se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi M. M., 45 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
