📌Fier/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qarkut Fier.
Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialistët e DVP Fier për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafin e shkollave 9-vjeçare “Dhimitër Mino”, “Gafurr Muço” dhe “Skender Libohoba”, në Lushnjë.
Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit, për temat:
● Dhuna dhe parandalimi i saj;
● Bullizmi në mjediset shkollore;
● Bullizmi kibernetik dhe siguria në internet;
● Trafikimi i qenieve njerëzore;
● Rëndësia e denoncimit dhe kërkimit të ndihmës në rastet kur nxënësit përballen me situata të rrezikshme.
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto, nëpërmjet të cilave nxënësit kishin mundësinë të shihnin konkretisht pasojat nga dhuna, bullizmi dhe keqpërdorimi i internetit.
#PoliciShkollë👮🏻️👮🏻👧🏻👦🏻
#Përsigurinëtuaj ✅🇦🇱
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë 👧🏻
