Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Janë finalizuar 4 operacione, 3 prej tyre në Tiranë dhe në Vlorë, për parandalimin e djegies së qëllimshme të një automjeti, zbardhjen e disa vjedhjeve dhe kapjen e shtetasve në kërkim; 1 në bashkëpunim me homologët, për kapjen e 2 shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Janë kapur 4 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Ndërkohë, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe u procedua penalisht shtetasi D. L., 25 vjeç, banues në fshatin Maliq, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
31-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata për veprën penale “Vrasja me dashje”, dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, sot, në orët e para të mëngjesit, duke qarkulluar me automjetin që drejtohej nga shtetasi D. L. Në momentin e ndalimit, 31-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
U arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Ndërfushaz, Mirditë, dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. Gj., 24 vjeç, dhe J. Gj., 31 vjeç (vëllezër), banues në Rrëshen. Dje, në qytetin e Rrëshenit, dyshohet se, për motive të dobëta, dy vëllezërit kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Gj. dhe i kanë thyer xhamat e automjetit. Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. Gj., u gjet dhe u sekuestrua një armë e ftohtë (shufër metalike me hapje). Shtetasi E. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
U shpall në kërkim shtetasi K. A., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se, më datë 26.10.2026, gjatë natës, i ka vënë zjarrin një subjekti (parukeri) në pronësi të shtetases K. D., në lagjen nr. 9, Korçë. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen nr. 1, Librazhd, dyshohet se, për shkak të një shkëndije të përhapur nga zjarri në oxhak, është përfshirë nga flakët restoranti në pronësi të shtetasit Z. B., 75 vjeç. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Për një rast ndërtimi të paligjshëm në zonë të mbrojtur, në Tropojë, u procedua penalisht një inspektor pyjesh i kësaj zone, për shpërdorim detyre.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar, 3 të proceduar penalisht dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar penalisht.
Në fushën e krimeve kibernetike janë evidentuar 2 raste. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, po punohet për identifikimin dhe kapjen e një shtetasi që është larguar nga vendi i aksidentit.
U arrestua shtetasi Dh. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, në lagjen “10 Korriku”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin B. F., 83 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor, i cili ka humbur jetën në spital.
U arrestua në flagrancë shtetasi J. D., 52 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë, pasi dje, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin H. S., 78 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat, i cili lëvizte me biçikletë dhe humbi jetën. Nga aksidenti u dëmtua edhe shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, banuese në fshatin Moravë, Berat, e cila po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Është arrestuar 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin e tij.
Janë proceduar penalisht 1 shtetas që nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe 5 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
U ekstradua nga Zvicra shtetasi në kërkim ndërkombëtar L. M., 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 16.01.2025, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë, u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi kosovar S. L., 31 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Mitrovicës, Kosovë, me vendimin e datës 02.03.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 1 shtetase në kërkim dhe proceduan penalisht 3 shtetas për mosdeklarim të parave/sendeve me vlerë, falsifikim dokumentesh dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve.
Ka kallëzuar shtetasja E. M., banuese në Korçë, se nga banesa është larguar djali i saj, shtetasi A. A., 18 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
