Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Janë finalizuar 3 operacione, 2 nga Policia Kufitare, kundër dhënies së ndihmës emigrantëve për kalimin e paligjshëm të kufijve dhe 1 në Tiranë, kundër kontrabandës së lëndëve piroteknike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 të proceduar.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 13 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim, ndërsa për 7 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Janë proceduar penalisht 5 shtetas, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

U arrestua 1 shtetase, e cila u kap duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë dhe 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kapshticë ndaluan shtetasin A. S., 22 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, me vendimin e datës 06.03.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

—

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me rastin e publikuar më datë 23.10.2026, në emisionin “Fiks Fare”, që bën fjalë për një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht nga disa shtetas, duke përfituar nga pazotësia e saj fizike dhe mendore, informojmë se:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Durrës, menjëherë pas marrjes së informacionit, kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve Y. K., 30 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe I. B., 42 vjeç, banues në Durrës, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen S. D., 27 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia e saj për t’u mbrojtur.

Punohet për kapjen e tyre. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer këtë vepër penale, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:25, në aksin rrugor dytësor “Balldre-Rraboshtë”, në fshatin Balldre, një shtetas 16 vjeç, duke drejtuar një ciklomotor, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar.

16-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.