Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.
Janë kapur/ndaluar 3 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe është sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike, cannabis sativa.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, u arrestuan 2 shtetas për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe u proceduan penalisht 1 shtetase për ndërhyrje të padrejtë në jetën private, 1 shtetas për mbajtje pa të drejtë të uniformës, pasi iu gjet një stemë policie, si dhe 2 shtetas për përndjekje.
Në Tiranë, u shpall në kërkim një 56-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur.
Në Korçë, u arrestua 1 shtetase, me profesion edukatore, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një të mituri, në ambientet e kopshtit.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 4 raste, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Janë evidentuar 6 raste të krimeve kundër mjedisit, me 9 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste në fushën e vjedhjes, me 1 autor të shpallur në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Është ndaluar 1 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Në Fushë-Krujë, u arrestua shtetasi E. K., 32 vjeç, pasi dje, në rrugën e Burgut, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një këmbësor, 59 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë kapur 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të DVP Lezhë.
Gjithashtu, kanë proceduar penalisht 3 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit dhe trafikim të mjeteve motorike, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, pasi automjeti që drejtonte rezultonte i vjedhur.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt.
