DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Start 3”
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në ambientet e banesave të këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan;
-133 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë
-19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm
-13 telefona celularë
-2 peshore elektronike
-1 automjet
-1 orë dore e markës “Rolex”.
-sasi parash në lekë dhe euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e seksionit Operacional dhe Komisariatin e Policisë Mat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Start 3”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. M., 27 vjeç, dhe D. Gj., 55 vjeç, banues në Sanxhak, Laç;
N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatitnin dhe shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
