📍 Berat/Vijon angazhimi i Policisë për mbrojtjen e nxënësve dhe garantimin e sigurisë në shkolla.
Në kuadër të Planit të Masave për Sigurinë në Shkolla, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Dritan Lena, së bashku me N/specialistët e Edukimit në Shkolla, zhvilluan një takim me drejtuesen e Zyrës Vendore të Arsimit Berat dhe drejtuesit e institucioneve arsimore.
Gjatë takimit u diskutua mbi masat që duhen ndërmarrë për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm për nxënësit, identifikimin dhe trajtimin në kohë të problematikave, respektimin e rregullave në institucionet arsimore, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e çdo fenomeni që mund të cenojë sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat mbeten të angazhuara përmes marrjes së masave konkrete, shtimit të pranisë policore dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet arsimore, me qëllim parandalimin e problematikave dhe garantimin e sigurisë së nxënësve.
Ky bashkëpunim do të vijojë në të gjitha shkollat e qarkut Berat, me synimin për të krijuar një mjedis të sigurt, të qetë dhe mbështetës për nxënësit, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor.

