📍Dibër/Vijon angazhimi i Policisë për mbrojtjen e nxënësve dhe krijimin e një mjedisi të sigurt në shkolla.
Në kuadër të Planit të Masave për Sigurinë në Shkolla, zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë, Drejtues Kujtim Gjoka, dhe shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, Komisar Feliks Hoda, zhvilluan një takim me drejtues të Zyrës Vendore të Arsimit Dibër dhe oficerët e sigurisë.
Gjatë takimit u diskutua mbi masat për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për nxënësit, identifikimin dhe trajtimin në kohë të problematikave, respektimin e rregullave në institucionet arsimore, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e çdo situate shqetësuese.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër mbeten të angazhuara përmes masave konkrete, pranisë së shtuar dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet arsimore, për të parandaluar çdo fenomen që cënon mirëqenien e nxënësve. Ky angazhim do të vijojë në të gjitha shkollat e qarkut Dibër, me synimin për të garantuar një mjedis të qetë, të mbrojtur dhe të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.

