📍 Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe janë pezulluar 8 leje drejtimi.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1006 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
• 41 masa për parakalime të gabuara;
• 193 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
• 6 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
• 20 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
• 7 masa për qarkullim me xhama të errësuar;
• 494 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
• 222 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#ZbatoRregullatEQarkullimit #MbroJetën #RespektoKëmbësorët
