Maqedoni e Veriut/Skender Hita dhe Victoria Pullen: Task Forca, modeli më i suksesshëm i bashkëpunimit

Maqedoni e Veriut/Skender Hita dhe Victoria Pullen: Task Forca, modeli më i suksesshëm i bashkëpunimit
Në vijim të pjesëmarrjes në tryezën e Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Parregullt, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, u takua me Victoria Pullen, Shefe e Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme britanike.
Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksuan rëndësinë e forcimit të shkëmbimit të informacionit, koordinimit të veprimeve operacionale dhe zgjerimit të Task Forcës me anëtarë të rinj nga vendet e rajonit.
Victoria Pullen konfirmoi vijimin e mbështetjes për Policinë e Shtetit, përmes trajnimeve të specializuara dhe pajisjeve logjistike, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale.