Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore dhe operative, si dhe kontrolleve në terren, janë finalizuar 7 operacione në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kapjen/ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, armëmbajtjes pa leje, trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëve transportimin e emigrantëve të paligjshëm dhe lojërave të fatit.

Janë kapur/ndaluar 4 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, një prej tyre ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të Pastra”, në Tiranë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar dhe 7 të proceduar në gjendje të lirë. Për këto raste janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, bab e bir, pasi kanë kanosur për shkak të detyrës një administrator Njësie Administrative në Tiranë.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 3 raste, me 1 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 1 autorë të arrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Janë evidentuar 5 raste të krimeve kundër mjedisit, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Janë evidentuar 4 raste në fushën e vjedhjes, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas për vjedhje të energjisë elektrike.

Janë evidentuar 3 raste në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike, me 1 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

Janë evidentuar 6 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 7 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe1 shtetas pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me armën sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma sportive.

Janë proceduar penalisht 25 shtetas, 2 u arrestuan dhe 1 në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar 8 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 3 shtetas, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Në Tiranë, po punohet për gjetjen e një 17-vjeçareje, e cila është larguar nga banesa.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt