Vlorë/Hetime intensive me metoda proaktive, goditet veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe zbardhet vjedhja në një banesë.
Arrestohet një 29-vjeçar. Sekuestrohet një sasi Cannabis Sativa, që e posedonte në banesë, me qëllim shitjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, organizuan operacionin e koduar “Results”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi:
-D. F., 29 vjeç, banues në Kaninë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, si dhe dyshohet se është autor i vjedhjes së një banese, më datë 02.10.2026, në fshatin Kaninë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që ky shtetas dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
