Zhvillohet në Tiranë, takimi hapës i EMPACT Kontrabandimi i Migrantëve OA 3.2 – “Lufta e vendeve të Ballkanit Perëndimor kundër Kontrabandimit të Migrantëve”

Policia e Shtetit

Zhvillohet në Tiranë, takimi hapës i EMPACT Kontrabandimi i Migrantëve OA 3.2 – “Lufta e vendeve të Ballkanit Perëndimor kundër Kontrabandimit të Migrantëve”.

Në drejtimin e Policisë së Shqipërisë, OA 3.2 bashkoi autoritetet e zbatimit të ligjit nga Ballkani Perëndimor, vendet anëtare të BE-së, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe partnerët kryesorë për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar, koordinimin operacional dhe shkëmbimin e sigurt të informacionit në luftën kundër kontrabandës së migrantëve.

Takimi u zhvillua në Tiranë, në datat 29 dhe 30 shtator 2026. Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan dhe shkëmbyen përvoja, ide dhe mënyra praktike për të forcuar:

🔹 Qendrat e Bashkëpunimit Policor (PCCC) dhe bashkëpunimi rajonal;

🔹Shkëmbimin e sigurt të informacionit përmes kanalit SIENA të EUROPOL-it;

🔹Patrullimet e përbashkëta ndërkufitare dhe veprime operacionale të koordinuara;

🔹Shtrirjen dhe përdorimin e mesazhit policor Stashcat, për komunikim nga strukturat policore;

🔹 Ndarjen e praktikave më të mira dhe përvojave nga shtetet anëtare të BE-së.

🤝 Ky takim, i mbështetur nga projektet SCOPE dhe EU4FAST, ofroi një platformë të rëndësishme për të identifikuar sfidat e përbashkëta, për të eksploruar mundësi për bashkëpunim më të ngushtë dhe për të forcuar përgjigjen operacionale kolektive të rajonin e Ballkanit Perëndimor ndaj kontrabandimit të migrantëve.

Diskutimet riafirmuan një angazhim të përbashkët për partneritete më të forta, shkëmbim të informacionit në kohë reale dhe veprim të koordinuar përtej kufijve.

#Njërajon#Sfidatëpërbashkëta#Bashkëpunimifortë#Veprimipërbashkët#