Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 5 operacione, në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit, krimeve ekonomiko-financiare dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.

Janë kapur 2 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë goditur 15 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 7 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, me 16 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 9 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

U arrestuan 4 shtetas dhe u shpall në kërkim 1, për ndërtime të kryera pa leje në një objekt, në Tiranë.

U proceduan penalisht 2 shtetas, të dyshuar për zjarrvënie në fshatra në Vorë dhe Peqin.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

U proceduan penalisht 3 shtetas, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe po punohet për kapjen e një shtetasi që është larguar nga vendi i aksidentit.

U arrestua shtetasi F. M., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore në Tiranë, në të cilën ishte palë, dyshohet se ka kanosur gjyqtarin.

U proceduan penalisht 2 shtetas, për mosbindje/kundërshtim të punonjësve të Policisë.

U arrestuan 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe 1 shtetas i dyshuar për vepra të turpshme.

U shpall në kërkim 1 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 1 shtetas në kërkim dhe proceduan penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh.

Interpol Tirana/ U kap në Rinas, në hyrje të RSh-së, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi turk H. E., banues në Turqi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata lokale e Heidelbergut, Gjermani, me vendimin e datës 03.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, në disa raste.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.