Policia e Shtetit/Arrestohet në Rinas, 1 shtetas, në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit

Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në sajë të shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, arrestuan shtetasin:

A. S., 53 vjeç, shtetas ukrainas.

Ky shtetas u arrestua nga shërbimet e Policisë, në momentin që zbriti në  aeroportin e Rinasit.

Shtetasi ukrainas ishte shpallur  në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale.

Policia e Shtetit po punon me agjencitë partnere lidhur me këtë anëtar të organizatës kriminale, si dhe Interpol Tirana po punon për fillimin e procedurave të ekstradimit me homologët ukrainas.

Edhe njëherë, Policia e Shtetit falënderon agjencitë partnere për bashkëpunimin e vazhdueshëm në Shqipëri.