📍 Elbasan/Siguria në shkolla, prioritet i punës së Policisë.
Në kuadër të angazhimit për forcimin e sigurisë në institucionet arsimore, shefi i Komisariatit të Policisë Elbasan, Kryekomisar Oltion Demiraj, dhe koordinatorja e SPZ-ve, zhvilluan takime me nxënësit dhe drejtuesit e shkollave “Luigj Gurakuqi”, “Avdyl Paralloj”, “Vasil Kamami”, “Ptoleme Xhuvani”, “Onufri” dhe “Ali Agjahu”.
Takimet u fokusuan në çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve, duke diskutuar mbi problematikat e mundshme, respektimin e rregullave dhe mënyrat e parandalimit të situatave që mund të cenojnë sigurinë e tyre.
Një shkollë e sigurt ndërtohet përmes komunikimit, besimit dhe bashkëpunimit. Për këtë arsye, Policia mbetet e angazhuar për të qenë pranë nxënësve, për t’i dëgjuar dhe për të bashkëpunuar me ta, stafet pedagogjike dhe prindërit, në funksion të një mjedisi sa më të sigurt.
Takimet me nxënësit do të vijojnë gjatë vitit shkollor 2026–2027, në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta për rritjen e sigurisë në shkollat e qarkut Elbasan.
#SiguriaNëShkolla
#PoliciaPranëKomunitetit





