Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore dhe operative, si dhe kontrolleve në terren, janë finalizuar 4 operacione, për kapjen/ndalimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, për kontrabandimin e mallrave dhe për vjedhje. Gjatë operacioneve u vunë në pranga 5 shtetas, si dhe janë sekuestruar 22 695 euro, 100 steka me cigare dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

Janë kapur/ndaluar 8 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar dhe 7 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Për këto raste janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe prishje të qetësisë publike.

Në Tiranë, u shpall në kërkim një 52-vjeçar, pasi në rrugën “Nazmi Leka”, në një bar-kafe, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të paidentifikuar, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe grushta 4 shtetas. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Janë evidentuar 13 raste të krimeve kundër mjedisit, me 13 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste në fushën e vjedhjes, me 1 autor të arrestuar dhe për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

Është evidentuar 1 rast i krimeve ekonomiko-financiare, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë, dhe 1 rast në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike, ku po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

Janë proceduar penalisht 32 shtetas dhe 1 është shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 3 shtetas, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Në Tiranë, u arrestua 1 shtetas, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur një këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vlorë/ Ditën e djeshme, ka kallëzuar babai i një shtetasi se që prej datës 18.09.2026 ka humbur kontaktet me djalin e tij A. L., 28 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”. Punohet për gjetjen e tij.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt.