Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. A., 22 vjeç, dhe A. S., 19 vjeç.
Si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. B., 19 vjeç, dhe vijon puna për kapjen e tij.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1, Sarandë, janë konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me dy shtetas (vëllezër).
Gjatë konfliktit, dy vëllezërit, M. Sh. 20 vjeç dhe E. Sh., 25 vjeç janë goditur me mjete prerëse dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe, si rezultat i reagimit në kohë, identifikuan, kapën dhe arrestuan dy prej autorëve të dyshuar të plagosjes. Vijon puna për kapjen e autorit të tretë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
