Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit.

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore, janë finalizuar 2 operacione, për goditjen e veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje në Durrës dhe vjedhjes në Fier. Gjatë operacioneve u vunë në pranga 4 shtetas dhe 1 u procedua penalisht, si dhe u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Janë kapur/ndaluar 2 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste në të gjithë territorin, me 12 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 9 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Për këto raste janë sekuestruar sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi të kultivuara.

Në Tiranë, u procedua penalisht 1 shtetas, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një automjet tip “Benz”, me vlerë 100 000 euro, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas për kundërshtim/mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe 2 shtetas të dyshuar për veprën penale “Përndjekja” dhe 1 shtetas për “Keqtrajtimi i të miturve”.

U shpall në kërkim 1 shtetas dhe 1 tjetër u procedua në gjendje të lirë për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe u shpall në kërkim 1 shtetase për braktisje të të miturve.

Në Fier, u arrestua 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë përgjegjës i një firme, pasi nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e për pasojë, ditën e djeshme, ka humbur jetën një shtetas (elektricist), duke rënë nga një shtyllë elektrike.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 5 raste, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 4 në kërkim.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje.

Janë evidentuar 7 raste të krimeve kundër mjedisit, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, në Tiranë, u proceduan penalisht 6 shtetas, pasi u kapën duke transportuar/hedhur inerte, në kundërshtim me ligjin.

Janë evidentuar 7 raste në fushën e vjedhjes, me 1 autor të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 4 raste po punohet për identifikimin e autorit/ëve. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas, për vjedhje të energjisë elektrike.

Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike, ku po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

Në Tiranë, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, si dhe në Korçë, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, pasi gjatë kontrollit fizik të bërë para fillimit të një ndeshjeje futbolli, Policia u gjeti dhe sekuestroi lëndë piroteknike.

Janë evidentuar 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 2 autorë të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 14 shtetas dhe 3 në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Në Korçë, u arrestua 1 shtetas, pasi, duke drejtuar automjetin (autoambulancë) në gjendje të dehur, ka aksidentuar lehtë një këmbësor.

Në Tiranë, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, konkretisht:

-një drejtues autobusi, pasi gjatë drejtimit të tij ka dëmtuar me derën e autobusit një pasagjere, e cila, teksa zbriste nga autobusi, është përplasur nga mbyllja e dyerve dhe është rrëzuar në tokë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
-një drejtues automjeti, pasi gjatë kohës që ka dhënë sinjal për të ndaluar pranë një subjekti, është goditur nga pas nga një biçikletë që drejtohej nga një shtetas i mitur 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Durrës/ Më datë 12.09.2026, në fshatin Shkallnur, dyshohet se është vetëvrarë me çifte në oborrin e banesës, shtetasi V. N., 73 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet.

Elbasan/ Dje, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 37 vjeçe, se prej një jave i janë larguar nga banesa dy fëmijët e saj, 17 dhe 13 vjeç. Po punohet për gjetjen e tyre.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt