Elbasan
Ceremoni përkujtimore me rastin e 15-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Policisë së Shtetit, Sabit Xhevahir Caka.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, me rastin e 15-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Policisë së Shtetit, Sabit Xhevahir Caka, zhvilloi një ceremoni përkujtimore në nderim të veprës dhe sakrificës së tij.
Në këtë ceremoni morën pjesë Zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Andi Banushi, Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, z. Asim Sula, Prefekti i Qarkut Elbasan, z. Ilir Bejtja, familjarë të Dëshmorit, si dhe drejtues e punonjës të DVP Elbasan.
Të pranishmit nderuan kujtimin e Dëshmorit të Policisë së Shtetit, Sabit Xhevahir Caka, duke vendosur kurora me lule dhe duke përkujtuar sakrificën e tij në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.
Sakrifica e Dëshmorit të Policisë së Shtetit, Sabit Xhevahir Caka, si dhe e të gjithë Dëshmorëve të Policisë të rënë në krye të detyrës ndër vite, mbetet frymëzim dhe motivim për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të ushtruar detyrën me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm, në shërbim të qytetarëve.
I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit!




