♀️ Gjirokastër
Punonjësit e Komisariateve të Policisë Tepelenë dhe Përmet, si dhe të Stacionit të Policisë Kufitare Tre Urat, Përmet, iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, duke dhuruar gjak në ndihmë të personave që jetojnë me talasemi.
Dhurimi i gjakut është një akt i lartë humanizmi dhe solidariteti, që shkon përtej përmbushjes së detyrave të përditshme, duke dëshmuar përkushtimin dhe gatishmërinë për t’u gjendur pranë atyre që kanë më shumë nevojë. Me këtë akt human, punonjësit e Policisë së Shtetit kontribuojnë në shpëtimin e jetëve dhe përcjellin vlera të rëndësishme të solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjshmërisë qytetare.
♀️ Policia e Shtetit mbështet dhe promovon vazhdimisht nisma të tilla humanitare, duke forcuar lidhjen me komunitetin dhe duke qenë pranë qytetarëve jo vetëm në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por edhe në momente kur ata kanë më shumë nevojë.
#DhuroGjakShpëtoJetë
#MeKomunitetin
#PoliciaGjirokastër
#PoliciaeShtetit
