DVP Berat/Kapet në Berat, 1 shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

DVP Berat

Kapet në Berat, një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, pas administrimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një lokal në qytetin e Beratit dhe kapjen e shtetasit:

B. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.

35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.