Vlerësimi, për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit.
Në ambientet e Qendrës së Furnizimit Materialo-Teknik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Certifikatës së Shërbimeve të Dalluara për z. Xhemal Bregu.
Në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Shefi i Qendrës së Furnizimit Materialo-Teknik, Kryekomisar Roland Margjoka, i dorëzoi z. Xhemal Bregu certifikatën, me motivacionin:
“Për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit.”
Z. Xhemal Bregu ka ushtruar detyrën e magazinierit të armatimit në Seksionin e Riparimit, Mirëmbajtjes dhe Administrimit të Armatimit, pranë Qendrës së Furnizimit Materialo-Teknik, duke përmbushur me përgjegjësi dhe përkushtim detyrat e ngarkuara.
Gjatë viteve të punës, z. Bregu është dalluar për korrektësi, përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe përkushtim, duke dhënë kontributin e tij në administrimin dhe mirëmbajtjen e armatimit dhe në përmbushjen e detyrave funksionale në shërbim të Policisë së Shtetit.
Në përfundim të ceremonisë, z. Xhemal Bregu shprehu mirënjohjen për vlerësimin e akorduar, duke falënderuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për këtë vlerësim. Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen për kolegët dhe bashkëpunëtorët, me të cilët ka ndarë ndër vite përgjegjësitë dhe angazhimin në përmbushjen e detyrave në shërbim të Policisë së Shtetit.

