Krujë – Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Baruni”

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte kultivuar bimë narkotike, vihet në pranga 62-vjeçari.

Asgjësohen me anë të diegies bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në territor, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Baruni”.

Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Skahide”, lagjja Barun, Krujë, u konstatua një parcelë e kultivuar me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes, u kap në flagrancë në parcelën që kishte kultivuar me bimë narkotike dhe u arrestua shtetasi E. P., 62 vjeç, banues në Krujë.

Kontrollet vijojnë në territorin e Krujës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.