Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fund

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e territorit, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me synim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë publike.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u finalizuan një operacion për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe një operacion për goditjen e krimeve mjedisore.

U kapën dhe u ndaluan 6 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve u goditën 14 raste në të gjithë territorin e vendit, me 3 autorë të arrestuar dhe 11 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këto raste u sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike, kokainë dhe cannabis sativa, si dhe u asgjësuan bimë narkotike të kultivuara.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë një 30-vjeçar, pasi në PKK Morinë, në hyrje të vendit, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të lëndës së dyshuar narkotike kanabis në trajtë çokollate.

Në fushën e krimeve kundër personit u evidentuan 10 raste, me 10 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, me 4 autorë të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 17 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje.

Në fushën e krimeve kundër pronës u evidentuan 11 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 9 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë evidentuar 6 raste të krimeve kundër mjedisit, me 4 autorë të arrestuar, 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në fushën e krimeve ekonomiko-financiare u evidentuan 2 raste, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e qarkullimit rrugor u arrestuan 7 shtetas dhe u proceduan penalisht 2 të tjerë, pasi drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, u arrestua 1 shtetas dhe u proceduan penalisht 5 shtetas të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë një 31-vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi dje, në rrugën “Petraq Leka”, dyshohet se dy shtetas që udhëtonin me një motomjet elektrik janë përplasur me derën e pasme të automjetit të tij, të cilën ai e kishte lënë të hapur pasi kishte ndaluar mjetin. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit elektrik, 17 vjeç, dhe pasagjeri, 18 vjeç, të cilët po marrin mjekim në spital.

Strukturat e Policisë Kufitare proceduan në gjendje të lirë 1 shtetas për kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Pukë / Informacion paraprak

Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Fushë Arrëz–Fierzë”, dyshohet se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. H. dhe motomjeti me drejtues shtetasin A. U.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. U., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Me drejtuesin e automjetit, shtetasin K. H., 59 vjeç, po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të shpejtë, profesionalizëm dhe anonimatin e plotë.