Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “July”, zbardhen 6 vjedhje/tentativa për vjedhje, gjatë muajit korrik 2026

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “July”, zbardhen 6 vjedhje/tentativa për vjedhje, gjatë muajit korrik 2026.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të kryera gjatë muajit korrik 2026, si dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi:

-I. D., 44 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 14.07.2026 – 24.07.2026, ka vjedhur një motoçikletë, një çantë me sende personale dhe një protofol, ka vjedhur para dhe materiale në dy subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.