Elbasan/Policia Rrugore, apel për respektimin e rregullave të qarkullimit

Elbasan/Policia Rrugore apel për respektimin e rregullave të qarkullimit:

Shpejtësia dhe parakalimet e gabuara mbeten ndër shkaqet kryesore të aksidenteve

Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Elbasan Kryekomisar Viktor Dulaj ka apeluar për rritjen e përgjegjshmërisë së të gjithë përdoruesve të rrugës, duke theksuar se shumica e aksidenteve rrugore shkaktohen nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe jo nga infrastruktura.

Ai theksoi se shkeljet që evidentohen më shpesh janë tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit, mosvendosja e rripit të sigurimit, mosrespektimi i sinjalistikës, parkimet e gabuara, si dhe qarkullimi i automjeteve me xhama të errësuar jashtë standardeve dhe me skrapamente të modifikuara që krijojnë ndotje akustike.

Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet intensive në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e shkeljeve që janë burim aksidentesh, duke përdorur të gjitha mjetet ligjore për rritjen e sigurisë rrugore.

Në përfundim, Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit, të vendosin rripin e sigurimit, të shmangin parakalimet e rrezikshme dhe të respektojnë këmbësorët, duke kontribuar në mbrojtjen e jetës dhe rritjen e sigurisë në rruge.