Policia Rrugore, monitorim intensiv me mjetet inteligjente shpejtësimatëse Poliscan, në akset rrugore kombëtare

STOP SHPEJTËSISË NË RRUGË! Mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Monitorim intensiv me mjetet inteligjente shpejtësimatëse Poliscan në akset rrugore kombëtare.

Konstatohet garë shpejtësie mes tre automjeteve në aksin rrugor Lushnjë–Fier, me shpejtësi 187 km/h, 192 km/h dhe 199 km/h.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore Fier, vijon monitorimin intensiv të akseve rrugore të qarkut Fier, me përdorimin e mjeteve inteligjente shpejtësimatëse Poliscan, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

⚠️ Gjatë monitorimit në aksin rrugor Lushnjë–Fier, u konstatuan tre automjete që lëviznin me shpejtësi tepër të lartë, duke zhvilluar garë shpejtësie, me 187 km/h, 192 km/h dhe 199 km/h, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Shkelja u konstatua në një kohë kur në këtë aks vijon të ketë fluks të lartë qarkullimi, duke rrezikuar seriozisht jetën e drejtuesve të automjeteve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

‍♂️‍♀️ Policia Rrugore po kryen veprimet administrative ndaj tre drejtuesve të automjeteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit apelon:

❌ Mos zhvilloni gara shpejtësie.

✅ Respektoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë.

✅ Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Mbroni jetën tuaj dhe të të tjerëve.

⚠️ Shpejtësia vret. Siguria rrugore është përgjegjësi e secilit prej nesh.