Seksioni 1. Autoriteti Kontraktor
1.1 Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Adresa : Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.
Tel/Fax: 04279212 / 04278919
E-mail: kreshnik.koka@asp.gov.al
Adresa e Internetit: www.asp.gov.al
Person kontakti: Kreshnik Koka
Ilia Kosta
2. Lloji i procedurës së prokurimit të klasifikuar të jetë: “Procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar”, në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Kjo proçedurë zhvillohet në kuadër të ligjit nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, neni 1, pika 1, gërma a), ku parashikohet: “Ky ligj ka si objekt të tij kontratat që lidhen në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë për: a) furnizimin me pajisje ushtarake dhe pjesët dhe/ose njësitë përbërëse të tyre;”. Blerja e pajisjeve policore bëhet bazuar në ligjin nr. 74/2014 “Per armet i ndyshuar”, V.K.M -në Nr. 303, datë 26.05.2021 “Për miratimin e llojeve të armatimit, lëndëve neuroparalizuese dhe mjeteve të përdorimit të forcës nga Policia e Shtetit” dhe Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Nr. 962, datë 22.10.2021 “Për miratimin e tabelave organike të llojeve të armatimit, lëndëve neuroparalizuese dhe të mjeteve të tjera të përdorimit të Forcës të Policisë së Shtetit”.
Ju informojme se kjo procedurë është zhvilluar sipas ligjit të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë por nuk përmban informacion të klasifikuar.
3.Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje pajisje për përdorim policor”.
4. Numri i references së procedurës/lotit (nr datë Urdhri i Prokurimit): 42, datë 29.6.2026.
5. Fondi limit/Vlera e pritshme e kontratës: 166,332,857 (njëqind gjashtedhjet e gjashte milion e treqind e tridhjete e dy mije e teqind e pesedhjete e shtate) Lekë pa TVSH / 1,766,491 (një million e shtateqind e gjashtedhjete e gjashte mije e katerqind e nentedhjete e nje) Euro pa TVSH (Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë datë 06.2026, 1 EU = 94.16 ALL), ndarë në Lote:
Loti I: me fond limit 114,465,000 (njëqind e katermbedhjete milion e katërqind e gjashtedhjee e pese mije) lekë pa TVSH, 1,215,643 (nje milion e dyqind e pesembedhjete mije e gjashtëqind e dyzet e tre) Euro pa TVSH (Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë datë 29.06.2026, 1 EU = 94.16 ALL);
-Loti II: me fond limit 51,867,857 (pesedhjete e nje milion e tetëqind e gjashtedhjete e shtate mije e teteqind e pesedhjete e shtate), lekë pa TVSH, 550,848 (pesëqind e pesedhjete mije e tetëqind e dyzet e tete) Euro pa TVSH (Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë datë 29.06.2026, 1 EU = 94.16 ALL);
Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin:
Duke filluar nga data e lidhjes së kontratës deri në 25.12.2026.
7.Kriteret e shpalljes se fituesit: Çmimi më i ulët
8.Afati kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje:
Data: 13/08/2026 (dd/mm/vvvv) Ora:10:00.
Dokumentat e tenderit do ti vihen në dispozicion çdo operatori ekonomik të interesuar me anë të paraqitjes së një kërkese me shkrim pranë: Sektorit të Prokurimeve në DPPSH, me adresë: Bulveardi “Bajram Curri”, Tiranë, ose në adresat e postës elektronike: kreshnik.koka@asp.gov.al dhe ilia.kosta@asp.gov.al.
Kjo procedure prokurimi do te zhvillohet ne mbeshtetje te nenit 25 të ligjit Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, neneve 5, 28, 41, 42 dhe 44 të V.K.M-së Nr. 1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”,
Faza 1 – Parakualifikimi dhe përzgjedhja e kandidatëve:
Faza e parë (para kualifikimi) ka të bëjë me përzgjedhjen e kandidatëve, përpara dërgimit të ftesës për ofertë nga AK-ja. Para kualifikimi i ofertuesve është një proces i ndryshëm nga procedura e vlerësimit të ofertave, e cila përqendrohet në çmimin dhe kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
Procesi i para kualifikimit do të bëhet duke u përqendruar në vlerësimin e përvojës dhe aftësinë e kandidatëve për të zbatuar në mënyrë të kënaqshme kontratën konkrete. Qëllimi kryesor i para kualifikimit është përzgjedhja e atyre kontraktorëve /furnitorëve, kualifikimet dhe përvoja e të cilëve minimizon rrezikun e mosekzekutimit, sipas projektit/kontratës së propozuar.
Autoriteti kontraktor fton jo më pak se 3 (tre) kandidatë, duke garantuar konkurrencë dhe barazi ndërmjet tyre, përveç rasteve kur numri i ofertuesve që kanë shprehur interes është më i ulët se minimumi i kërkuar.
Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve në Fazën e Parë.
KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT
Ofertuesi duhet të deklarojë se:
a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (statusi aktiv)/në nje regjister tregtar profesional në shtetin e tij të origjines ose te qendrimit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.
b) nuk është subjekt i procedimeve për deklarimin e falimentit, për nje urdhër likujdimi apo administrimit të detyrushëm nga një gjykatë apo rregullimi me kreditorë apo ndonjë procedimi të ngjashëm sipas legjislacionit në fuqi)
c) nuk ka falimentuar (statusi aktiv)ose nuk është në likujdim.
ç) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 38/1 të LPFMS,
d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi/legjislacionit të vendit të origjinës.
Edhe Ofertuesi i huaj duhet të deklarojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarate me shkrim.
Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën dhe të vlefshme sipas legjislacionit në fuqi.
Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore.
Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të subjektit, në ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 10.
Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.
Veç kesaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet operatorëve ekonomikë, ku përcaktohet përfaqësuesi dhe përqindja respektive bashkë me elementët konkretë që merr përsipër të realizojë secili.
KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT
Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:
a.Formulari i ofertes ekonomike, sipas shtojces 3;
b.Sigurim oferte, sipas Shtojcës 6;
c.Deklaratën mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 9;
ç.Deklaratë mbi përmbushjen e Specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 8;
d.Deklaratë mbi garantimin e zbatueshmërisë së dispozitave ligjore në marëdhëniet e punës, sipas Shtojces 11.
Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:
2.1. Kapaciteti ligjor/profesionali operatorëve ekonomikë:
Sipas kritereve të Përgjithshme të shprehura më lart.
2.2. Kapaciteti ekonomik dhe financiar:
2.2.1. Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për një periudhë maksimumi deri në 3 (tre) vitet e fundit financiare, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 35% e vlerës së përllogaritur për secilin prej loteve/shumatores së loteve për të cilat konkurron.
2.3 Kapaciteti teknik:
2.3.1. Kontrata të mëparshme të ngjashme të suksesshme të kryera gjate tre viteve te fundit në një vlerë jo më të vogël se 35% e vlerës së përllogaritur për secilin prej loteve/shumatores së loteve për të cilat konkurron. Këto kontrata duhet të jenë realizuar gjatë tre viteve të fundit nga momenti i publikimit të njoftimit të kontratës.
Për të vërtetuar përvojën e mëparshme të ngjashme, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin dëshmitë e mëposhtme:
për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin publik, operatori ekonomik duhet të paraqesë vërtetime të lëshuara nga një ent publik për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës, ose faturave tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore ku të shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin privat, operatori ekonomik duhet të paraqesë fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
2.3.2. Autorizim nga Prodhuesi ose Distributori i autorizuar, i lëshuar për operatorin ekonomik ofertues, i cili duhet të përmbaje dhënien e të drejtave për furnizimin e artikujve objekt i prokurimit.
Autorizimi duhet në formën origjinal ose kopje e njehësuar me origjinalin, i përkthyer dhe i noteruar. Autorizimi i prodhuesit/distrubutorit duhet të ketë të përcaktuar adresën e saktë të firmës që e ka lëshuar ketë dokument, adresën e postës elektronike, nënshkrimin dhe emrin e zyrtarit përgjegjës dhe vulën e shoqërisë.
Në rast se Autorizimi nuk i përmban këto të dhëna dokumenti do të konsiderohet i pavlefshëm për qëllim kualifikimi.
2.3.3. Çertifikaten e regjistrimit të leshuar nga Autoriteti i Kontrollit Shteteror të Eksporteve.
2.3.4. Dokument që vërteton konformitetin e produktit me standartet e cilesisë të Bashkimit Evropian (Çertifikatë konformiteti/Deklaratë) ose NATO. Dokumenti në gjuhë të huaj duhet të jetë i shoqëruar me vërtetim nga noteri për përkthimin e dokumentit.
2.4 Të dhëna përputhshmërie për sigurinë e Informacionin e Klasifikuar (kur aplikohet).
(të plotësohet nga autoriteti kontraktor)
Nuk aplikohet
Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Faza 2 – Ftesa për Ofertë dhe vlerësimi: Autoriteti Kontraktor do të dërgojë një ftesë për ofertë tek Kandidatët të cilët kanë plotësuar kërkesat për para-kualifikim duke i ftuar të dorëzojnë ofertat sipas përcaktimeve në DT dhe të specifikimeve të përcaktuara në ftesën për ofertë. Ofertat do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga Autoriteti Kontraktor për të përcaktuar ofertën, fituese.
