Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i hetimeve me metoda proaktive është finalizuar 1 operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Është arrestuar 1 shtetas, janë sekuestruar mbi 6.8 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe janë asgjësuar bimë narkotike.

Janë kapur/ndaluar 3 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit, krime ekonomiko-financiare dhe shkatërrim prone.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë sekuestruar sasi kokaine dhe cannabis, si dhe janë asgjësuar bimë të dyshuara narkotike të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, me 4 autorë të arrestuar, 11 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë një shtetas 64 vjeç, pasi ka kryer veprime të turpshme në publik.

Është arrestuar 1 shtetas, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas që ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 9 raste, me 4 autorë të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorëve.

Ndërkohë, po punohet për kapjen e një 42-vjeçari, i dyshuar si autor i dy rasteve të vjedhjes me dhunë të varëseve të floririt.

Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 5 autorë të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Janë evidentuar 2 raste të krimeve kundër mjedisit, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga 2 autorët e dyshuar të 2 rasteve të zjarrvënies në Fier dhe në Tiranë.

Janë proceduar penalisht 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar 9 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar 1 shtetas të huaj, pasi gjatë kontrollit në automjet, në dalje të RSh-së, në Muriqan, i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me nga 500 000 lekë të rinj, 2 drejtues mjetesh lundruese Jet Ski, për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt.

Shkodër – Informacion paraprak / Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Reagime

DVP Tiranë/U identifikua dhe u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, ku shfaqet duke keqtrajtuar një kafshë (qen).

DVP Fier/Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen dy shtetase duke ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas kallëzimit të 17-vjeçares (e dëmtuara), kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale për këtë rast dhe më datë 09.06.2026, i kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për 3 shtetaset e përfshira në këtë rast.

DVP Korçë/Në lidhje me postimin e publikuar në një portal, për një shtetas që pretendon se është dhunuar nga punonjësit e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pasi është shoqëruar në Komisariat, sqarojmë se punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për konfliktin që ka patur ky shtetas me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, dhe kanë kryer veprimet procedurale sipas procedurave standarde, por në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë fizike apo psikologjike ndaj tij.

Gjithshtu, në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, për një kafshë (qen) që pretendohet se është helmuar, bëjmë me dije se u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet procedurale u referuan në Prokurori, për vlerësim.