Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 25 shtetas, konkretisht: 4 janë arrestuar dhe 21 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste të “Kanosja”, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve.
Është evidentuar 1 rast i ndërtimit pa leje, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Fier, 1 në Fier dhe 1 në Berat.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Lezhë dhe 1 në Dibër.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.