DVP Berat
Ceremoni përkujtimore me rastin e 29-vjetorit të rënies së efektivëve të Policisë së Shtetit Miltiadh KOÇO, Arjan SHEMUNI, Asllan SELAMAJ dhe Ilia BANAJ.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Bashkinë Dimal, organizoi një ceremoni përkujtimore me rastin e 29-vjetorit të rënies së ish-punonjësve të Policisë së Shtetit, në nderim dhe mirënjohje të veprës dhe sakrificës së tyre.
Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Dimalit, pranë Memorialit të të Rënëve, morën pjesë familjarët e dëshmorëve, përfaqësues të Bashkisë Dimal, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe punonjës policie. Në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tyre, u vendosën kurora me lule pranë memorialit.
Gjatë ceremonisë u mbajt fjala përkujtimore, ku u vlerësua jeta dhe veprimtaria e ish-efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët ranë në krye të detyrës 29 vite më parë. Në nderim të kujtimit të tyre, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje.
Sakrifica dhe akti sublim i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit mbeten një burim frymëzimi për çdo punonjës policie, për të vijuar me përkushtim dhe vendosmëri misionin në shërbim të rendit, sigurisë publike dhe komunitetit.
I përjetshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi i tyre! ♂️






