Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 4 operacione:

-2 për kapjen e shtetasve në kërkim. U kapën 1 shtetas i dënuar për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe 1 i dënuar për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”;

-1 për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike. U sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 70 000 euro, i vjedhur në Hungari dhe i trafikuar në Shqipëri, si dhe u shpall në kërkim autori;

-1 për goditjen e prostitucionit. U arrestuan 2 shtetase që ushtronin prostitucion.

Janë kapur 4 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit dhe pronës.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. U sekuestrua 1 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në trajtë xhelatine, e dyshuar e trafikuar nga ShBA-ja, nëpërmjet shërbimit postar, si dhe u asgjësuan  fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, me 11 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 8 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Është evidentuar 1 rast në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 16 raste, me 1 autor të arrestuar, 10 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 5 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e një shtetasi të identifikuar nga shërbimet e Policisë, i cili dyshohet se i ka marrë me forcë një shumë parash, 2 celularë dhe orën e dorës, një shtetasi, si dhe për kapjen e 2 shtetasve të identifikuar nga shërbimet e Policisë, të cilët dyshohet se kanë marrë një shumë parash në një pikë furnizimi me karburant, gjatë natës, duke kanosur punonjësin, me një send në dukje armë.

Janë evidentuar 12 raste të krimeve kundër mjedisit, me 11 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta/armëve të gjahut, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Po punohet për kapjen e 1 shtetasi që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi’.

Janë arrestuar 13 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 11 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit, falsifikim dokumentesh dhe posedim të armëve sportive.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.