Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, hetimet dhe veprimet operacionale me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Në këtë kuadër, në të gjithë vendin janë finalizuar 5 operacione policore:
-1 për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim ndërkombëtar. Është ndaluar 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë;
-2 për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe kultivimit të bimëve narkotike. Janë arrestuar 3 shtetas, janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar heroinë dhe janë asgjësuar bimë narkotike cannabis sativa;
-1 për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të prostitucionit. Janë arrestuar 3 shtetase;
-1 për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes. Është arrestuar 1 shtetas. Janë sekuestruar 1 armë zjarri dhe mjete për hapjen e dyerve të banesave.
Gjithashtu, është kapur 1 shtetas që ishte i shpallur në kërkim për goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të UKT-së.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 18 raste në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar, 1 të ndaluar dhe 11 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Janë sekuestruar sasi të lëndëve narkotike, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë narkotikë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në fushën e krimeve kundër pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, me 1 autor të arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe janë shpallur në kërkim 17 shtetas të tjerë për dëmtim të pronës. Ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar, 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Është evidentuar 1 rast për ngacmim seksual, me 1 autor të arrestuar, si dhe 1 rast për përkrahje të autorit të krimit, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i krimeve ekonomiko-financiare, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve kundër mjedisit, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar 3 shtetas që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 4 shtetas të dëmtuar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 15 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Janë referuar në Prokuori për vlerësim dy raste ( një 68-vjeçar që sapo ka hyrë në det për t’u larë dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, si dhe për një 60-vjeçar që rrugës për në punë dyshohet se ka pësuar arrest kardiak).
Strukturat e Policisë Kufitare kanë arrestuar 1 shtetas me qëllim ekstradimi, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkup, Maqedonia e Veriut, pasi Gjykata e Shkupit ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti për veprën penale “Falsifikimi i parave”.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
—
Tiranë/Informacione paraprake
-Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. K., rreth 25 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
-Rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
