Drejtoria Vendore e Policisë Berat
♀️♂️ Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe të komisariateve në varësi, në mbështetje të nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të organizuar nga Banka e Gjakut Berat , dhuruan gjak për fëmijët e prekur nga talasemia.
Dhurimi i gjakut është një akt humanizmi dhe solidariteti , që shkon përtej detyrave të përditshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Ky gjest pasqyron vlerat e shërbimit ndaj komunitetit dhe përkushtimin për të qenë pranë qytetarëve edhe në momentet më të vështira.
♀️ Policia e Beratit mbështet dhe promovon nisma të tilla humanitare, të cilat kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve me komunitetin dhe në përcjelljen e mesazheve të solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjshmërisë qytetare.
#DhuroGjakShpëtoJetë ❤️ #MeKomunitetin
#DVPBerat
#PoliciaeShtetit








