Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 25 mars 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 25 shtetas, konkretisht: 3 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 20 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e krimeve ndaj personit është evidentuar 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Fier, ku autori është arrestuar ne flagrancë dhe janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, 1 në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 4 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të ndërtimit pa leje, në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Berat.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Lezhë dhe 1 në Durrës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.