Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit
Janë kapur/ndaluar 3 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit dhe dhunë në familje.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar, 11 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Janë asgjësuar 1680 bimë narkotike Cannabis.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, me 2 autorë të arrestuar dhe 14 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 3 autorë të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 6 raste, 4 prej tyre me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve ndaj mjedisit janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të mbajtjes pa leje të armëve të gjahut/armëve të ftohta, me 1 autor të arrestuar dhe 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar 1 armë gjahu dhe 3 armë të ftohta.
Janë arrestuar 3 shtetas, për kundërshtim/mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
Janë arrestuar 13 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 11 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 1 shtetas, për kontrabandë të mallrave.
Gjithashtu, kanë bllokuar 1 mjet lundrues dhe kanë ndëshkuar pronarin e tij, me masë administrative, për mungesë dokumentacioni.
U arrestua me qëllim ekstradimin, 1 shtetase polake, pasi nga verifikimet e kryera në hyrje të RSh-së rezultoi në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
