Elbasan
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e nxënësve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♀️ Në vijim të këtij programi, ndihmësspecialistja për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla e DVP Elbasan, në bashkëpunim me stafin pedagogjik të shkollës publike “Florenc Balla”, në Kusarth të Elbasanit, zhvilloi takim sensibilizues me nxënësit e klasave të 6-ta, me temë “Siguria në rrugë”.
Gjatë takimit, nxënësit u njohën me rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e respektimit të tyre, si dhe me rreziqet dhe pasojat që vijnë nga mosrespektimi i rregullave të sigurisë rrugore dhe përdorimi i mjeteve motorrike apo monopatinave.
Për përcjelljen e mesazheve ndërgjegjësuese u përdorën video dhe materiale ilustruese me informacion të dobishëm mbi sigurinë rrugore.
Nxënësit treguan interes dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendimet e tyre.
Aktivitetet sensibilizuese do të vijojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Elbasan, me qëllim rritjen e sigurisë dhe edukimin e të rinjve.
#PoliciaNëShkolla ♂️♀️
#PërSigurinëTuaj ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt



