Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit
Janë kapur 3 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit dhe vjedhje.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar dhe 7 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 15 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Është arrestuar 1 shtetas pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 9 raste, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 7 raste të krimeve kundër mjedisit, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast në fushën e krimeve kibernetike, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste në fushën e krimeve ekonomike, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për kundërshtim/mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
Janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 4 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 8 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 10 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Abu Dhabi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u, si të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim kompjuterik.
Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Madrid, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi K. M., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
