Durrës/Monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, në akset rrugore

Durrës/Monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë 2 javëve të fundit, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar/proceduar 37 shtetas, janë vendosur 7869 masa administrative.
⚠️ Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja.
Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë 2 javëve, janë arrestuar/proceduar penalisht 37 shtetas.
Më tej, janë vendosur këto masa:
-1904 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar;
-135 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-209 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-50 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-58 për përdorim të pijeve alkoolike;
-125 paraklime të gabuara;
-41 për pozicionim të gabuar në korsitë e dedikuara të ngadalësimit;
-5347 për shkelje të tjera, kryesisht parakalime të gabuara dhe/ose shkelje të normave të shpejtësisë.
Policia Rrugore Durrës apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, për mbrojtjen e jetës/shëndetit të përdoruesve të rrugës dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë.