Tropojë/Takime sensibilizuese me nxënësit e disa shkollave

Tropojë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun Kukës.

Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafet pedagogjike të shkollave 9-vjeçare “Ali Ibër Nezaj”, “Lekë Çokaj” dhe shkollës së mesme “Matosh Uka”, në bashkinë Tropojë.

Gjatë takimit u bashkëbisedua me nxënësit për temën:

✅️ Siguria rrugore dhe rregullat e qarkullimit rrugor.

Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese dhe shpërndanë fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.

#PoliciShkollë ‍♂️‍♀️
#PërSigurinëTënde ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt