Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Si rezultat i angazhimit të strukturave policore, janë finalizuar 2 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe zbardhjen e vjedhjeve. U arrestuan 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1, u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 thikë dhe sende të vjedhura.

Janë kapur 2 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit, prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 12 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Është arrestuar 1 shtetas pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi kanë kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Janë evidentuar 5 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 1 autor të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 2 raste të fushën e krimeve kibernetike, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 8 raste, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 10 raste të krimeve kundër mjedisit, me 10 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 3 shtetas dhe është proceduar ne gjendje të lirë 1, për kundërshtim/mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.

Është evidentuar 1 rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, me 1 autor të arrestuar.

Janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi.
Gjithashtu, janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 2 raste aksidentesh, me 2 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 6 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit/mosdeklarim të shumave monetare në kufi.

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Austria, 1 shtetas të dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.

Vlorë / Informacion paraprak
Më datë 22.05.2026, rreth orës 01:00, në kantierin e një kompanie ndërtimi në Fushë Dukat, ka rënë zjarr, dyshohet fillimisht në një betoniere, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe tre betoniere të tjera.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.