Tiranë/Zhvillohen takime ndërgjegjësuese me nxënës të disa shkollave të kryeqytetit

Tiranë

Në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”, strukturat e Policisë kanë zhvilluar takime ndërgjegjësuese me nxënës në disa shkolla të kryeqytetit.

Gjatë këtyre aktiviteteve janë trajtuar tema që lidhen me parandalimin e dhunës dhe bullizmit, rreziqet nga përdorimi i lëndëve narkotike, sigurinë rrugore, si dhe përdorimin e sigurt të rrjeteve sociale.

Në bashkëbisedim me nxënësit është theksuar rëndësia e bashkëpunimit me Policinë dhe denoncimit në kohë të çdo rasti që cenon sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për të rinjtë, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe komunitetin.